Kryefjala Logo

Kelvi Kadilli nderohet me çmim ekselence në New York

21 Nëntor, 2022 | 4:41 pm

Në zemër të New York-ut në sallën madhështore të “Capitale” u zhvillua mbrëmjen e djeshme eventi special i çmimeve “Nëntori Shqiptar në New York” i organizuar për të dytën herë nga Eduard Deda.
Kelvi Kadilli rrëmbeu vëmendjen këtë herë. Prezantuesi i njohur u nderua me çmimin e ekselencës si “Tv Host”.

Pasi publikoi momentet nga marrja e çmimit dhe ecjen në tapetin e kuq, Kadilli u shpreh: “Nëntori Shqiptar në New York” ishte flakë mbrëmjen e djeshme! Faleminderit Eduard Deda dhe të gjithë të tjerëve të cilët menduan se unë meritoj një çmim ekselence në zemër të qytetit tim të preferuar!
Jam i nderuar dhe i prekur! Shpresoj të zhvillohen më shumë evente të tilla në mënyrë që të marr më shume çmime!”
Në këtë mbrëmje ndër të ftuar specialë u vu re pjesëmarrja e Manjola Nallbanit, Ledina Çelos dhe shumë artistë dhe njerëz të biznesit të afirmuar tashmë prej vitesh në New York.
Ajo që spikati ishte pjesëmarrja e kryebashkiakut te New York-ut, zotit Eric Adams i cili në fjalimin e tij shprehu mirënjohjen dhe simpatinë për popullin shqiptar.

F9D18E8C AC17 4D4C 80FD 63804D5393B4

48C281B2 E82C 4207 A965 8EE2DECC1471

Të ngjashme