Showbiz
Ish-i i Rudina Dembacaj i jep fund beqarisë
25 Qershor, 2022 | 3:44 pm

Dashur pa dashur Aleksi u bë pjesë e lajmeve rozë prej ish-gruas së tij,Rudina Dembacaj.
Dyshja asokohe mori pjesë edhe në emisionin “Lufta e nuses” ku fituan dhe çmimin e parë.
Sot janë të ndarë edhe pse flasin e takohen për të voglën e tyre Viktoria.
Të dy kanë vazhduar jetën,Rudina e martuar me Mark Frrokun dhe Aleksi prej disa kohësh në një marrëdhënie me Marisa Prezën.
Ishin vetë ata që e bënë lidhjen publike me dedikime e foto dashurie dhe së fundmi vetë Marisa na ka zbuluar se është martuar.
“E gëzofshim njëri tjetrin BURRI IM.
22.06.2022 Të martuar”-shkruan Marisa.
Epo,me trashëgime!