Showbiz
Harron Bashkimin, Alvisa fillon një romancë të re!
22 Qershor, 2022 | 6:13 pm
Ish konkurrentja e Përputhen, e cila bëri bujë për lojrat me ish të dashurin e saj Hysenin, nisi një romancë në program me Bashkimin. Por shumë shpejt ata lajmëruan ndarjen mes tyre.
E mesa duket ka ardhur momenti, që Alvisa të na prezantojë të dashurin e ri. Ajo ka bërë një postim në Instagram, ku duket një djalë por duke mos zbuluar identitetin e tij.
Përbri këtij postimi ka shkruajtur: “Të dua”, duke treguar se ka filluar një kapitull I ri në jetën e saj. Edhe pse duket se thjesht ka hedhur një indicie duke mos dashur të zbulojë më tej për jetën e saj private.