Kryefjala Logo

Flirtoi me Ditean? Flet Robert Berisha

27 Prill, 2024 | 7:58 pm

Robert Berisha ka qenë një ndër konkurrentët e ‘Ferma VIP’ i cili u largua prej formatit me dëshirë të plotë pak kohë më parë.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në ‘Ferma Club’ teksa foli lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Por nuk mund të kalonte pa u përmendur raporti i tij me Ditea Berishën. Gjatë qëndrimit të tij në ‘Ferma VIP’, Robert Berisha u përfol shumë se po flirtonte me blogeren Ditea Berisha.

Por moderatori e ka mohuar kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë.

“Unë jam shumë i shoqërueshëm. Afrohem me të gjithë dhe keqkputohem shpejt. Kur kam dal jashtë kam parë që është komentuat se kam patur simpati për Ditean. Unë i kam ngacmuar të gjitha vajzat. Unë i kam treguar Diteas për ta dashurën time. Jashtë duket komplet ndryshe”, tha Roberti.

Rikujtojmë se Roberti është në një lidhje prej kohësh me Ana Skrel.

Gjithashtu Roberti foli edhe për reagimin e partneres së tij pas daljes nga formati:

“Ne jemi ka 1 vit bashkë dhe ajo e njeh Robertin. Ajo e di që ajo është lojë e imja dhe i bëj edhe në jetën e përditshme këto gjëra. Nuk ka patur probleme”.

Të ngjashme