Kryefjala Logo

Fisnik Syla thumbon Fjolla Morinën: I bie pishmanit!

1 Dhjetor, 2022 | 11:37 am

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla nuk ndalen me deklaratat e ndarjes së tyre. Ku së fundmi Fjolla ka thënë se martesa me Fisnikun ishte një gabim.

E teksa ky i fundit u pyet për një rikthim, ka thënë se nuk mund të ndodhë kurrë, duke e përshkruar si “një gotë që s’thyhet, e cila nuk mund të kthehet siç ishte”.

“Unë nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën dhe i bie pishman pastaj, është gjithçka me vonesë. Ne bricjapët kemi pak kokën e fortë kështu që nuk ka shanse për kthim”- ka thënë Fisniku.

Rikujtojmë se ndarja e tyre është shoqëruar me shumë polemika nga të dyja palët.

Ndonse Fisniku është përfolur edhe për një marrëdhënie të re e cila ende nuk është konfirmuar.

Të ngjashme