Kryefjala Logo

E përbashkëta e Elvanës dhe Dhuratës…

25 Qershor, 2022 | 9:35 am

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora kanë bashkuar forcat dhe do të sjellin duetin e tyre të parë. Vajzat kanë postuar në profilet e tyre respektivë foto me mbishkrimin “ Së shpejti”, por duket qartazi që bëhet fjalë për bashkëpunimin e tyre të parë.

D0786735 6931 4541 83DE 6AF2770F4E69 2C761304 1A53 4AE4 995B 7F39A4BEF00D

Kënga e fundit e Elvana Gjatës është publikuar përpara tre muajsh dhe bëhet fjalë për “Ex” e cila është kthyer në fenomenin e diskoteva shqiptare për vitin 2022. Ndërsa përsa i përket kësaj kënge ky është projekti i parë që artistja Elvana Gjata realizon me një kolege vajzë, pasi dueti i saj i parë është me motrën e saj Migena Gjata.

E njëjta gjë vlen edhe për Dhuratën sepse duke i hedhur një sy hiteve të karrierës së saj pamë që kishte bashkëpunime vetëm me kolegë dhe jo me kolege.

Të ngjashme