Showbiz
Çudia ndodhi! Meryl Streep u nda nga bashkëshorti pas 45 vitesh martesë…
21 Tetor, 2023 | 8:28 am
Meryl Streep është ndarë nga bashkëshorti prej 45 vitesh, Don Gummer. Ajo ka zbuluar se ata janë divorcuar ‘për më shumë se gjashtë vjet’ pasi vendosën të kenë ‘jete të ndara’.Aktorja 74-vjeçare e “The Devil Wears Prada” dhe skulptori 76-vjeç janë ndarë prej më shumë se 6 vitesh por do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin,
Dyshja fillimisht u martuan në vitin 1978 dhe kanë katër fëmijë: Henry, 43, Mamie, 40, Grace, 37 dhe Louisa Jacobson, 30.
Sipas gazetës, Streep – e cila mori pjesë në çmimet Princesa de Asturias të Premten – u pa për herë të fundit së bashku me Gummer, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e Oscars 2018.
Ish-çifti u prezantua për herë të parë përmes vëllait të Meryl-it në vitin 1978 dhe thanë ‘po’ më vonë po atë vit gjatë një ceremonie romantike në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj.