Kryefjala Logo

Çfarë ndodhi në “Ferma VIP?Agai dënon fermerët!

2 Maj, 2024 | 9:10 am

Mbrëmjen e djeshme një zarf mbërriti në fermë teksa njoftonte se agai kishte dënuar konkurrentët.

Shkak ishte bërë sjellja që ata kishin ndaj mysafires që ishte në ambientet e shtëpisë dhe lexoi letrat ‘Tarot’ për fermerët.Për këtë arsye Agai i ka dënuar dhe dënimi për ta, është të ruajnë 24 orë kotecin e
pulave dhe rosave, të ndarë në grupe me nga dy persona.

Çifti i parë që nisi turnin, ishin Mariana dhe Flori.

Fermerë, Agai ju ndoqi me vëmendje gjatë leximit të letrave Tarot. Jam shumë i shqetësuar për sjelljen tuaj ndaj të ftuarit në fermë, qoftë për shërbim, argëtim në çfarëdo lloj ndihme që ju ofrohet. Pavarësisht opinioneve tuaja personale për profesionet e caktuara, ju duhet të tregoni respekt. Për shkak të kësaj sjellje të pahijshme, kam vendosur që secili prej jush të bëj turnet tek koteci i pulave dhe rosave 24 orë pa ndalim, deri në një njoftim të dytë. Një dhelpër rrezikon jetën e shpendëve në fermë. Duke qëndruar të ndarë në dy çifte, për dy orë tek koteci i pulave. Çifti i parë që do marr turnin, janë Mariana dhe Flori“, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai, por që u lexua nga Buçko.

Të ngjashme