Kryefjala Logo

BabyG kundër Florit:”Nuk mund të talleni me mënyrën si flas unë”

29 Prill, 2024 | 10:16 am

Perfomimi i filmit “Përrallë nga e kaluara” ka shkaktuar debate mes fermerëve. Roli i caktuar për Baby G ishte ai i Marigosë ndërsa Flori iu shpreh këngëtares se do t’i përshtatej një rol tjetër dhe jo ai kryesori.

Këngëtarja u shpreh se ajo nuk është në “Ferma VIP” që të tallen me të sepse ajo nuk di mirë shqip dhe për këtë arsye nuk do të tërhiqej deri sa të luante atë rol.

Baby G: Nuk flas shqip si ty dhe njerzit do të qeshin, por unë nuk dua që njerëzit të qeshin gjithmonë me mua edhe unë dua të bëj gjëra serioze në këtë shtëpi. Edhe unë kam familje nuk kam ardhur këtu për debate dhe për gallatë.

Flori: Shumë dakort.Unë nuk jam dakort me mënyrën se si ti e fitove rolin sepse kjo gjë ndodh dhe jashtë në botën reale. Këtë po përpiqem që të bëjë sepse dua që gjërat të jenë të drejta.

Baby G: E kuptoj se ti je afër me Ditean.

Flori: Jo nuk ka lidhje. Unë Diteas i kam thënë të bëj rolin e mamasë së Marigosë.

Të ngjashme