Kryefjala Logo

Anxhela Peristeri dhe Muharrem Ahmeti mblodhën forcat dhe sollën verën para kohe!

29 Prill, 2024 | 3:16 pm

Anxhela Peristeri dhe Muharrem Ahmeti kanë lancuar këngën e tyre më të re “Bota ime”.Ata zgjodhën t’i këndojnë dashurisë në mënyrën më të bukur të mundshme – plot ngjyra dhe nota verore.

“Bota ime” është një këngë aq ritmike sa të ngulitet në mendje që në dëgjim të parë dhe menjëherë duhet t’ja dedikoni “botës tuaj”. E shoqëruar me një videoklip i cili të dhuron “vibe” veror, Anxhela shihet e shoqëruar edhe nga ish banori i BB VK Atdhe Xharravina.

Në vetëm 3 ditë, bashkëpunimi i tyre ka mbledhur plot mbi 1 milion shikime vetëm në platformën Youtube dhe padiskutim mund të themi se Anxhela dhe Muharremi sollën verën para kohe!

Të ngjashme