Kryefjala Logo

Shoku e qelloi me arme, e derguan ne spital me shenja jete! Si u vra 27 vjecari ne Tirane

11 Maj, 2021 | 9:16 am

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri 27-vjeçari, Mehmet Qema.

Uniformat blu kanë arritur të identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Mehmet Qema, 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit: Marjus Dema, 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Erlind Peka., 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Braild Aga, 23 vjeç, Frenkli  Myftari, 29 vjeç dhe Xhuliano Koçi., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Deri në këto momente mësohet se Mehmet Qema prej disa orësh ndodhej në lokal me miqtë e tij, mes tyre dhe autori i dyshuar Marjus Dema. Siç njofton dhe Policia, rreth orës 23.15 të mbrëmjes së djeshme 27 vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri, por rrethanat mbeten të paqarta.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një prej shokëve që ishte në lokal me Mehmet Qemën ai që ka nxjerr armën dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij.

Marjus Dema, deri tani i shpallur në kërkim si autor i dyshuar, nuk dihet se në çfarë rrethanash ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në gjoks mikun e tij 27 vjeçar. Prej disa orësh ai qëndronte në lokal bashkë me viktimën dhe shokë të tjerë të tyre.

Menjëherë pas ngjarjes Marjus Dema është larguar, ndërsa shokët që ishin në tavolinë me 27- vjeçarin e kanë marrë të gjakosur dhe e kanë dërguar vetë te QSUT-ja. Pavarësisht, se ka mbërritur atje me shenja jete, Mehmet Qema nuk ka mundur të jetojë.

Ndërkaq,  po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme