Kryefjala Logo

Shkrumbohet makina e kryetarit te grupseksionit te PD-se ne Vaun e Dejes, ja deshmia e tij!

18 Prill, 2021 | 12:20 pm

Është shkrumbuar totalisht makina e kryetarit të grup-seksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë së Vaut të Dejës, Ariston Drini.

Gazetari Senad Nikshiqi sjell në “BalkanWeb” pamje nga makina e djegur, e cila është tip “Fuoristradë Ford”, ndërsa pronari i mjetit ka deklaruar se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim, e më pas ka parë automjetin në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm, teksa automjeti ka qenë i parkuar para banesës së Drinit.

lg.php.gifPolicia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

Të ngjashme