Kryefjala Logo

Sekreti i partnerit të ri të Rikes:Flet mikesha e saj e ngushtë

3 Shkurt, 2024 | 11:22 am

Rike Roçi është sërisht banore e Big Brother dhe ka fituar vëmendjen e publikut shumë shpejt.Në qëndër të vemendjes për afërsinë me Meritonin dhe xhelozinë e Ilnisës,gjatë spektaklit të fundit, dy vajzat patën një përplasje shumë të ashpër.

Vetë konkurrentja sqaroi se me moderatorin Kosovar janë vetëm miq dhe se ai ishte mik i njeriut të saj të zemrës, duke mos zbuluar më shumë detaje. Mikja e ngushtë e konkurentes së “Big Brother VIP” Rike Roçi, Anxhi Qerimi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur më shumë për jetën personale të banores.

“Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrëdhënie jashtë shtëpisë”, tha Anxhi. Përsa i përket afërsisë së madhe me moderatorin Meriton Mjekiqi, ajo u shpreh se Rikja përafohet kështu me të gjithë pasi është një person i dashur dhe ka një zemër të madhe.

“Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjesht person i dashur, ka një zemër shumë të madhe”,– u shpreh mikja e Rikes.

Të ngjashme