Kryefjala Logo

Rikthehet edhe këtë verë Mihal Kokdhima, sherr me pushuesit

23 Gusht, 2021 | 3:26 pm

Mihal Kokdhima, një ndër personazhet që tronditi pushimet verore 2 vite më parë të familjes spanjolle duke thyer xhamin teksa videoja që u rregjistrua beri xhiron e botes, rishfaqet edhe këtë verë ku është bërë përsëri protagonist duke iu vërsulur plazhistëve në Porto Palermo të Himarës. Në videon që qarkullon Kokdhima konfliktohet verbalisht me disa pushues që ishin duke qëndruar tek vendi ku 2 vite më parë ndodhej Restorant Panorama në pronësi të Mihalit.

Edhe pse plazhi është publik, ky personazh tashmë për të disatën herë është bërë shqetësim për turistët të cilët edhe pse kësaj rradhe kanë qenë të gatshëm për të paguar, Mihali nuk ia ka pranuar paratë duke e përzënë.

Rikujtojmë se 2 vite më parë, duke marrë shkas dhe nga ngjarja me turistët spanjoll, lokali i Kokdhimës u shemb nga autoritet si ndërtim pa leje dhe që atëherë, aktiviteti i tij është përqendruar tek shezllonët dhe cadrat në bregdet.

Të ngjashme