Kryefjala Logo

Rama: Vaksinim i detyrueshëm për pedagogët dhe studentët

26 Gusht, 2021 | 11:56 am

Gjatë një inspektimi në Rezidencën Studentorë nr. 2 , kryeministri Rama u shpreh se nuk është e largët dita që vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për sistemin universitar duke theksuar se në këtë mënyrë nuk ndalen infektimet por shtrimet në spital.

“Vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shqetësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit, prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë, vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditore” – u shpreh Rama në Facebook.
Gjithashtu në takimi me ministren e arsimit, Evis Kushi kryeministri bëri me dije se: “E rëndësishme është që mund të vijë momenti duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë dhe pasur parasysh vaksinimi do të jetë i detyrueshëm dhe duhet t’ia komunikojmë intisivisht kur vjen momenti të mos thonë pse s’na thanë. Askush sia ka borxhë askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”

Të ngjashme