Lajme nga vendi
Rama për CNN: “Pritet të vijnë 4000 afgan… nëse duan të qëndrojnë përgjithmonë, janë të mirëpritur”
26 Gusht, 2021 | 12:52 pm

Kryeministri Edi Rama gjatë këtyre dy javëve të fundit ka pasur shpesh komunikata pëe mediat e huaja në lidhje me temën kryesore që po flitet sot në botë, evakuimin e afganëve nga kaosi i Kabulit. Edhe gjatë ditës së djeshme kryeministri dha një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga në Amanpour Shoë ku pasi përsëriti fjalët solidarizuese me popullin afgan duke rikujtuar kohët kur shqiptarët emigronin në fillim të vitit 1990, Rama dha një shifër të afganëve që priten të vijnë në Shqipëri ku theksoj se 2000 prej tyre janë në listë dhe 2000 të tjerë është duke u punua për ti sjellë, duke e cuar numrin në 4000 qytetar afgan që do të akomodohen në Tiranë, Durrës dhe Berat.
“Nuk mund të mos i ndihmojmë ndërkohë që rrezikojnë të vdesin”, tha Rama.
Ndër të tjera gazetarja e CNN i drejtojë një pyetje e cila në një pjesë opinionit publik shqiptar ka e ka parë si shqetësim kryesor, bëhet fjalë nëse a do të pranojë Shqipëria të strehojë afganët nëse situata kërkon që ata të qëndrojnë në mënyrë të përhershme në vendin tonë. Rama u shprehs se: “Ky është një vend ku Kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 viteve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut’; ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë, janë të mirëpritur”.
Gjithashtu qeveria ka ngritur një taskforcë për administrimin e akomodimit dhe mbarëvajtjes së refugjatëve afgan , në këtë taskforcë do të marrin pjesë 7 ministri të kabinetit të ri qeveritar që pritet të formohet në shtator gjatë sesionit të ri parlamentar.



















































