Lajme nga vendi
Rama ben deklaraten e forte: Becchetti ti harroje 110 milion eurot e shqiptarve, madje do paguaje demet!
16 Prill, 2021 | 8:59 am

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për gjyqin e humbur të Shqipërisë me biznesmenin Francesco Becchetti, të cilit Shqipëria i detyrohet 110 milionë euro.
Rama tha sipas Newsbomb se Becchetti s’do të marrë asnjë euro nga buxheti i shtetit, ndërsa shtoi se biznesmeni do të paguajë një më një dëmet që u janë bërë shqiptarëve.
“Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Dhe jo do i paguajë në rrugë mediatike, por në rrugë gjyqësore. Unë jam nga ata që kur them çfarë nuk do lejoj të ndodhë, këtë nuk e luan topi. Nuk e them dot këtu si do e bëj këtë. Është strategji e skuadrës që do ta bëjë këtë punë. 110 milionë eurot e shqiptarëve, marifetçiu i paskrupullt t’i harrojë, ndërsa dëmet që i ka bërë Shqipërisë do i paguajë një për një.
Ajo ishte një ndërmarrje që u rekrutuan gazetarë me rroga marramendëse. Ai do marrë nga ato 110 milionë euro, aq sa mund të marrë ky televizioni juaj nga fondi i CNN. Kjo nuk ka mbaruar dhe surpriza për të do të jetë shumë e madhe. Ai është i kërkuar për pastrim parash”, tha Rama.



















































