Lajme nga vendi
Qëllohet me armë zjarri zyra elektorale e PD, ka të plagosur
19 Prill, 2021 | 7:48 pm

Qëllohet me armë zjarri zyra elektorale e Partisë Demokratike në Kavajë. Nga të dhënat e para raportohet se ka edhe persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme dhe ky është incidenti më i rëndë që ka ndodhur deri më tani, ndërkohë që zgjedhjet mbahen më 25 prill.
Kavajë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















































