Showbiz
“Qaj qaj”, Produksioni apo familja, kush fshihet pas zërit që nxiste vajzën e Ilnisës të qante?
7 Shkurt, 2024 | 2:50 pm

Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, Ledioni i dha një mundësi zgjedhjeje banorëve për të votuar se cila nga konkurrentet brenda shtëpisë do të kishte një mundësi për të komunikuar me vajzën e saj.
Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Ledionën të cilat kanë lënë fëmijët e tyre jashtë për tu bërë pjesë e “BBV3”. Mes saj dhe Ledionës, banorët e votuan Ledionën për të telefonuar vajzën, mundësi kjo që ia dha Vëllai i Madh. Por Lediona vendosi që mundësinë e saj t’ja japë Ilnisës.
Por teksa Ilnisa fliste me vajzën një zë dëgjohej nga ana tjetër që i thoshte: Qaj, qaj. Por a është ky një truk nga produksioni apo nga vetë familjarët e Ilnisës. Por me siguri është dikush që e njeh mirë televizionin dhe e di sesa vlerë kanë lotët në ekran, edhe pse është përdorur keq një vajzë e vogël.











































