Lifestyle
Pse Psikologët thonë se nuk duhet ti puthësh fëmijët në buzë?
21 Prill, 2021 | 4:09 pm

1-Mund të zhvendosë kuptimin e fëmijës për kufijtë personalë.
Buzët dhe goja janë kufijtë personalë të trupit të një fëmije, siç shpjegon psikologia. Kur puthni një fëmijë në buzë, ju i tregoni se kufiri i trupit të tij është i hapur dhe se dikush mund të hyjë në territorin e tyre pa asnjë problem.
Kjo gjithashtu përfshin shtrëngimin e ngushtë, ushqimin me forcë dhe gudulisjen agresive. Kështu, prindërit mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të zhvillojë një “sindromë viktime” me paaftësinë për të thënë “jo” dhe për të menaxhuar kufijtë e tyre personal.
2-Nuk është higjenike
Mjekët, dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ka një numër të madh të mikrobeve në gojën tonë që mund të mos infektojnë të rriturit, por mund të transmetohen tek fëmijët dhe t’i dëmtojnë ata shumë. Dhe meqenëse fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës.
3-Fëmija mund të fillojë të puthë njerëz të tjerë në buzë si një shprehje e simpatisë.
Fëmija mund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë si i mësuat në shtëpi, por jashtë rrethit familjar – duke puthur fëmijë të tjerë ose të rritur në buzë si një mënyrë për të shprehur simpati. Psikologu tregon se, edhe sikur të ishte një gjest i pafajshëm nga ana e prindërve, fëmijët mësojnë gjëra duke imituar. Kështu që ata mund të përpiqen të përsërisin të njëjtin gjest me të tjerët, pa e kuptuar implikimin intim të këtij gjesti. Kjo është arsyeja pse rekomandohet vetëm puthja e fëmijës në faqe ose në ballë.

















































