Kryefjala Logo

Preç Zogaj humb vellain ne moshe te re, ben dedikimin prekes: Nuk te dola dot per zot!

21 Prill, 2021 | 3:55 pm

Analisti Preç Zogaj ka humbur të vëllanë e tij si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa muajsh.

Lajmin e ka bërë publik vetë analisti në rrjetet sociale.

Zogaj shprehej se gjithnjë e ka pasur në kujdes vëllanë e tij më të vogël, por në rastin e kësaj sëmundjeje të rëndë ai e pati të pamundur që të bënte diçka për ta mbajtur në jetë.

“Si vëlla i madh jam thirrur qysh i vogël prej jetës sonë me të dalë zot. Kësaj radhe u munda. Të pashë duke vuajtur për muaj  me radhë, por do të të kujtoj veten me buzëqeshjen e fundit drejtuar Aurores që të “”kërkonte llogari”: Pse nuk flet?

Të qoftë i lehtë dheu, Luigj. Lamtumira e fundit nesër në orën 14.00 në Manati, Lezhë”, ka shkruar Zogaj.

68C6AE41 388B 4186 8A61 1EA01C5B8ECB

Të ngjashme