Kryefjala Logo

Porti i Durrësit apo Amsterdamit? Kokaina lumë, ja vetëm rastet e kohëve të fundit

17 Maj, 2021 | 1:28 pm

Porti i Durrësit duket se është kthyer në vendin kryesor të transportit të drogës për në Europë dhe sidomos në vendet e Ballkanit.

Ditën e sotme është raportuar se një sasi e madhe kokainë është sekuestruar në Kosovë, ku kishte kaluar nga porti i Durrësit.

Bëhet me dije se janë të paktën 400 kg kokainë.

Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar dhe ky i fundit për trafikimin e 613 kg kokainë.

Këto janë vetëm rastet që ka arritur të zbulojë policia dhe nëse ecët me këto ritme, do të jemi kokë më kokë me portin e Amstërdamit i cili njihet si vendi ku transportohet droga më e madhe nga vendet e amerikës latine.

2b3e2a4e 53f2 4c32 bc22 ea36042350e3 37afaaea 40ed 4676 ac64 1019bfd5f42d

Të ngjashme