Lajme nga vendi
Policia e gjen shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me çarçaf të njëllosur me gjàk, korçari po bënte video per Tik Tok!
7 Shtator, 2021 | 3:49 pm

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Korçë, ku një burrë është parë të shtrihet në mes të rrugës, me një pistoletë i mbuluar me një çarçaf me njolla gjaku. Kjo ka alarmuar kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.
Policia e Korçës ka dërguar menjëherë patrullën dhe ambulancën për ndihmën mjeksore, pasi u mendua fillimisht se burri që ishte shtrirë ishte qëlluar. Por pas verifikimeve u kuptua që e gjitha ishte një aktrim për të regjistruar një video e më pas per ta postuar në rrjetin social Tik Tok dhe se pistoleta rezultoj lodër.
Megjithëse ky rast nuk vetëm sa alarmoj qytetarët, në Shqipëri dhe në botë janë shënuar aksidente e incidente për shkak se të rinjtë e jo vetëm, duke u përpjekur të bëjnë video interesante për Tik Tok, kanë humbur vëmendjen duke u aksidentuar.
Vetëm pak muaj më parë, një 12 vjeçar në Shkodër u vetvar aksidentalisht teksa përpiqerj të imitonte një skenë filmi në rrjetin social. Rasti fundit ishte në Tepelenë teksa një person hypi sipër makinës duke lënë timonin dhe duke kapur momentet me kamerën e telefonit, ky i fundit un ndalua nga policia disa ditë më pas.




















































