Lajme nga vendi
Plagosje me thikë në Korçë pas debatit për pronat , policia jep inicialet
23 Gusht, 2021 | 1:15 pm

Pas një debati pronësie, 2 persona në Malin e Moravës janë konfliktuar teksa njëri prej tyre është plgosur me thikë . Autori i plagosjes është ndaluar menjëherë nga polica dhe është dërguar në komisariat ndërkohë i plagosuri është transportuar për të marrë ndihmë mjeksore në spital.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Korçë/Informacion paraprak
Plagosi me mjet të mprehtë 1 shtetas, kapet dhe shoqërohet nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 23.08.2021, rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



















































