Kryefjala Logo

Plagosen me arme nje burre e grua ne Kamez, autori ne kerkim

8 Gusht, 2021 | 9:31 am

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz. Burrë e grua janë plagosur me armë zjarri nga një person i pa identifikuar. Sipas Ballkanweb, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova” ndërsa janë ende të paqarta arsyet e plagosjes.

Të plagosurit janë Preng Paluca rreth të 50-ave dhe gruaja e tij, Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të ngjashme