Kryefjala Logo

Përveç Romeos edhe Donaldi ka diçka për të thënë për Dean dhe Erjolën

5 Shkurt, 2024 | 8:53 am

Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Në spektaklin e së shtunës,debati i Erjolës dhe Romeos agravoi në momentin kur ky i fundit i tha se nuk ka argumenta. Edhe Dea është përfshirë në debat ndërsa ka komentuar edhe raportin e tij me Heidin.

Erjola: Unë mendoj që pika më e fortë dhe më e dobët e tij është qenia femërore. Mendimit tim i kam qëndruar deri në fund, nuk i kërkova as falje as ta sqaroj

Romeo: Nuk ke argument

Erjola: Kam ndërhyrë sepse jam prekur për pjesën që mund të përdorin vëlla, motër dhe një prind. U preka sepse nuk e kam tim atë, dhe nuk dua ta fusë një prind në lojë

Romeo: Po e ngatërron, po viktimizohesh

Erjola: Ke frikë nga ajo që do them unë, prandaj nuk më lë të flas.

Romeo: Po qesh nga ajo që po thua ti. Erjola është e lezetshme dhe të rri të e lezetshmja, jo te argumenti se nuk është pika e saj më e fortë. Më duket shtirje, nuk na e lejon në këtë gjë që të prek babanë e vet. E kam parë që zihen për gjëra më qesharake vetëm të faktorizohen. Erjola nuk e di çfarë do nga vetja, nuk e merr njeri seriozisht. Nuk të merr njeri seriozisht edhe po trashe zërin.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar Donaldi i cili në një postim në instastory ka ironizuar Erjolën dhe Dean për ‘argumentat’.

IMG 7214

Të ngjashme