Kryefjala Logo

Perplasen 3 makina ne autostrade ne Sukth, njera merr flake bllokohet autostrada

20 Maj, 2021 | 9:32 am

Një aksident i trefishtë është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas – Durrës, në Maminas. Mësohet se janë përplasur mjetet tip “Benz”, “Renault” dhe “Wolksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti në fjalë krijoi radhë të gjatë automjetesh në autostradën. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se trafik i rënduar paraqitet mes zonës së Sukthit deri në afërsi të Vorës.

Të ngjashme