Lajme nga vendi
Përfshihet nga flakët një automjet në Vlorë, dyshimet e para
12 Maj, 2021 | 3:33 pm
Një automjet është përfshirë nga flakët në rrethrrotullimin e Çoles, në Vlorë.
Nga raportimet mësohet se një automjet i tipit “Fiat” është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se zjarri është aksidental.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrfikësja për të punuar për shuarjen e flakëve.



















































