Showbiz
Pas ‘krizave’ të xhelozisë së Ilnisën,Rikja nuk i ndahet Meritonit
30 Janar, 2024 | 8:41 am

Rikja ka qëndruar më shumë me Meritonin ditën e sotme, duke tentuar ta bëjë xheloze Ilnisën. Kujtojmë se Ilnisa përdori një fjalor shumë denigrues kundër Rikes dhe kjo e fundit ende nuk di asgjë por e ka kuptuar xhelozinë e saj dhe ka filluar të luajë me të.
Si fillim ata u përqafuan në dhomën e gjumit në sy të Ilnisës e më pas teksa ishin ulur në tavolinën e ngrënies, Rikja u shpreh se kishte nevojë për një masazh, ndërsa Meritoni ofroi t’ia bënte.
Rikja ia ktheu me ironi duke u shprehur se do të bëhet nusja xheloze, epitet që i drejtohet Ilnisës.
Rikja: Kam nevojë për një masazh.
Meriton: Do ta bëjmë.
Rikja: Për Zotin më dhemb i gjithë trupi.
Meriton: Do ta bëjmë.
Meritoni: O shpirti im. Vetë dasma je ti.
Rikja: Do të vi me të zeza.
Meritoni: Ti je vetë dasma, në atë moment që do të martohem unë. Ke për të ardhur aty.











































