Showbiz
Pas Delindës një tjetër personazh ikën nga Klanifornia
29 Gusht, 2022 | 6:04 pm

Delinda Disha konfirmoi pak muaj më parë se nuk do të jetë më pjesë e Klanifornias. Por mesa duket ajo s’do të jetë e vetmja aktore që do të largohet nga ky show pasi ka konfirmuar largimin edhe aktorja, Eliona Pitarka.
Pitarka ka bërë të ditur se nuk ka informacion lidhur me datën se kur do të nisë “Klanifornia” ,pasi ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit.
“Në fakt nuk kam info të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornias”, ka shkruar Eliona duke konfirmuar kështu largimin e saj.

Eliona Pitarka u bë nënë një vit më parë. Ajo solli në jetë vajzën e saj, Gala.















































