Showbiz
Pas 10 vitesh që fitonin meshkuj dhe mes shumë polemikash,Sanremon e fitoi Angelina Mango
11 Shkurt, 2024 | 11:46 am

Kanë kaluar 10 vjet që kur një grua fitoi festivalin e Sanremos: suksesi i fundit daton në vitin 2014, kur Arisa triumfoi me Controvento.
Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe dhe çmimin e fitoi vajza e këngëtarit të ndjerë,Mango,e cila u bë virale për coverin që bëri në nder të babait të saj me këngën legjendare “Rondine”
Nuk pati pak polemika kjo fitore pasi pati një problem me votat ku publiku nuk mundi të votonte sepse sistemi u bllokua.Gjithsesi fituesi i publikut u shpall napoletani 23-vjeçar,Geolier me 60% të votave,por që u penalizua nga votat e jurisë së radios dhe sallës së shtypit.
Ja që nuk ka vetëm në shqipëri kështu gjërash..











































