Lajme nga vendi
Parade mode ne zyre dhe video ne Tik Tok, ILD nis hetimin disiplinor per gjykatesen e Elbasanit Enkeleda Kapedani
31 Maj, 2021 | 9:33 am

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) nis hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila u bë virale në rrjetet sociale me videot që shpërndante në Tik Tik, s*ksi dhe gjithë forma.
Newsbomb.al publikoi më herët gjatë ditës së sotme lajmin për jetën luksoze të Kryetares së Gjykatës së Elbasanit, e cila zyrat dhe koridoret e organit të lartë të drejtësisë i kishte kthyer në paradë për sfilata mode, me fustane dhe veshje Gucci e Prada.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, gjyqtarja Enkeleda Kapedani shfaqet dhe në vendin e saj të punës, në zyrat e Gjykatës së Elbasanit duke bërë paradë me veshjet e saj.
Videot e shpërndara prej saj janë bërë virale, për mënyrën luksoze të jetesës. Me veshje ekstravagante, firma të shtrenjta si Gucci e Prada, makinë BMW, kryegjyqtarja e Elbasanit ka arritur të marrë më shumë vëmendje se modelet dhe vajzat e shoëbizit shqiptar.



















































