Lifestyle
Operacionet plastike më të kërkuara nga Shqiptarët
4 Maj, 2021 | 7:10 pm

Në kohë të ndryshme e bukura ka patur kritere të ndryshme dhe për këtë bëhen studime për të na treguar se cilat janë modelet që ne i marrim si pika referimi. Kirurgjia plastike është kthyer në industri më vete në Shqipëri. Vendimi merret nga vetë të rinjtë në pjesën më të madhe. Media, rrjetet sociale i shtyjnë të rinjtë të rendin pas operacioneve plastike.Standarti thotë se kush është portreti i mirë duhet të dish disa rregulla, falë këtyre rregullave fillon dhe bëhet ndërhyrja. Njerëzit nuk hynë dot kaq thellë se kjo bëhet shumë profesionale pastaj, dhe e gjykojnë lirshmë me atë “mua më pëlqen është e bukur”. Se po të marrim syrin tiparet një nga një mund të mos jenë të vendosura bukur në dimensione por tik e një buzëqeshje aq të bukur sa e sfumon të gjithë këtë”
Rimodelimi i hundës, operacioni më i kërkuar
Me një çmim operacioni që shkon deri 1500 euro, rimodelimi i hundës renditet te ndërhyrjet më të kërkuara dhe të kryera në klinikat kryesore të kirurgjisë plastike në vendi tonë.Kryesisht janë të rinjtë, të themi nga mosha 18-30 vjeç. Femrat më tepër se sa meshkujt. Ndër operacionet kryesore është ai i hundës, pastaj vjen operacioni i zmadhimit të gjoksit. Hunda tregon edhe faktin që është një treg i ri, e para sepse shqiptarët e kanë gjenetikisht hundën me kurriz, e dyta, si çdo gjë e re, përqafohet më shpejt nga të rinjtë. Mund të them që të rinjtë shqiptarë i kanë lënë pas tabutë për operacionet plastike, mirëpo kompleksi i tyre qëndron pak në faktin që nuk duan të tregojnë që kanë kryer ndërhyrje.Nga viti i shkuar kemi rritje mbi 30% të kërkesave, madje për disa shërbime kemi rritje mbi 50%. Konkurrencë ka, normalisht nuk është aq e theksuar sa në Itali, megjithatë është e dukshme këto vitet e fundit. Duhet theksuar se Shqipëria nuk ka traditë në këtë fushë, kirurgjia plastike është disi e veçantë e krahasuar me kirurgjitë e tjera, sidomos sa i përket përgatitjes së profesionistit. Në botë, Brazili udhëheq në traditën e kësaj fushe kirurgjie, edhe Italia është ndër kryesoret pas Amerikës Latine, ku mentaliteti nuk ekziston, përkundrazi njerëzit duan të operohen dhe kush nuk e bën, ndihet keq. Krejt e kundërta e vendit tonë. Tregu është i vogël dhe në raport me këtë treg këtu, konkurrenca ekziston, është e fortë. Megjithatë, ne po punojmë për krijimin e linjës sonë, autentike të kremrave të ndryshëm estetikë, të prodhuara në një fabrikë në Itali, në mënyrë të tillë që të krijojmë e një diferencim në treg, nën markën tonë.Rimodelimi i hundës është operacioni më i kërkuar akoma. Pas tij, vijnë me radhë gjoksi, buzët, barku, botoksi në fytyrë.

















































