Showbiz
Olti Curri fut për herë të parë LIVE Lolitën, për të komentuar BBVIP Albania
27 Janar, 2024 | 10:24 pm

Mbrëmjen e sotme Olti Curri ka qenë në Live Instagram me Fatma Haxhialiun dhe Altin Berishën. Teksa papritur ai ka bërë pjesë të Lives, faqen Lolita.
Lolita është një ndër faqet e para shqiptare të prodhimit të memeve që në Facebook e më pas në Instagram. Lolita nuk ka dalë asnjëherë pasi fsheh identitetin, ama sonte zbuloi se ishte vajzë nëpërmjet bisedës në Liven e Olti Currit.
Teksa Lolita u fut të komentonte Big Brother-in. Ajo ka thënë se i pëlqente gazetari, Altini, të cilin e ngatërroi me Andi Vrapin. Teksa Olti tha se dukej nga zëri 23-24 vjeç, Lolita ka thënë me humor se është moshë me Merin. Më pas u shkaktuan mjaft të qeshura pasi Lolita nuk mbyllte dot liven dhe mbeti për pak minuta aty.












































