Lajme nga vendi
Nisin regjistrimet e para tek Ekonomiku, 1200 kuota për 20 mijë aplikime , Kule: “Mos u shqetësoni, prisni se ka kuota”
31 Gusht, 2021 | 2:37 pm

Javën e shkuar “startuan ethet” për ish-maturantët e vitit të kaluar. Pasi u shpallën listat fituese në universitetet e vendit, aplikantëve iu dha 2 ditë kohë për të vendosur se ku të rregjistrohen në të kundërt , pas afatit 48 orësh, dega “digjet”duke mos pasur mundësi rregjistrimi.
Si cdo vit, kandidatët shqetësohen pasi një numër I madh nuk dalin fitues, kjo ndodh pasi në fazat e para më të mirëve me mesataret 9 e sipër u jepet shansi të rregjistrohen të parët. Megjithatë kjo nuk duhet ti shqetësojë të tjerët të cilët ende nuk kanë dalë fitues , pasi një maturant me notë të lartë mesatare, zë kuotën e 10 degëve dhe pasi rregjistrohen në 1 prej tyre, 9 kuota të tjera automatikisht lirohen duke ngelur bosh për të tjerët me mesatare më të ulët.
Për të qetësuar kandidatët, Dhori Kule, Dekani i fakultetit që ka kërkesën më të lartë të aplikimeve doli në një deklaratë ditën e sotme:
“Ditën e enjte fillon procedura 48-orëshe e raundit të parë me shtatë faza. Në qoftë se të gjithë ata që janë shpallur fitues në listat e para do të regjistrohen ditën e parë dhe të dytë, mbeten automatikisht 311 vende bosh, pasi janë fitues të shpallur në shumë degë.
Por, përveç tyre, ka dhe të tjera vende bosh sepse një pjesë shkon në Mjekësi, Juridik e të tjera, pra, maturantëve që janë poshtë vizës së kuqe do t’u përcillja mesazhin të mos shqetësohen, të mos regjistrohen para kohe atje dhe në atë profil që ata nuk e duan. Të presin se do t’u vijë radha për t’u regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë me procedurat përkatëse të zbritjes”
“Fakulteti i Ekonomisë ka prioritet absolut. Numri i aplikantëve ka rekordin e aplikimeve dhe shumë më tepër se në çdo fakultet të Shqipërisë. Janë afërsisht 20 mijë aplikime, çka tregon se maturantët janë të ndërgjegjshëm për të përcaktuar se në ç’drejtim duhet të kalojë e ardhmja e tyre, cilët janë degët, specialitetet që iu sigurojnë të ardhme të sigurt”



















































