Kryefjala Logo

“Në fillim mu duk antipatik”, Jori Delli zbulon njohjen me Fred de Palma

27 Janar, 2024 | 2:43 pm

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De palma janë një nga çiftet më të ëmbël të showbiz-it.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Jori i përgjigjet një pyetjeje duke thënë se më De Palmën kanë 6-7 vite që njihen por fillimisht nuk ka dashur të krijojë lidhje me të pasi i është dukur antipatik. Me humor, modelja shqiptare ka thënë gjithashtu se nuk mund të tregojë më tepër për mos të bërë ‘figurë të keqe’.

“Njihemi që prej shumë vitesh (ndoshta 6/7) por më dukej antipatik dhe s’më pëlqente. Nuk dua të tregoj si jemi njohur për të mos bërë një figurë të keqe”, shkruan ajo.

B35097CE 9C66 4183 9F3A 71A8DB766D77

Të ngjashme