Lajme nga vendi
“Nami” te Samir Mane/ Gjoba për qytetarët por jo për oligarkët
28 Nëntor, 2020 | 12:45 pm

Akti Normativ i qeverisë, i nxitur nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka bërë që Policia e Shtetit të mbushë arkën me qindra gjoba të përditshme ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maskë në rrugë, grumbullohen mbi 10 persona apo i kap ora 22:00 jashtë banesës.
Por kur bëhet fjalë për oligarkë pranë qeverisë, akti normativ bëhet nul.
Fotoja e mësipërme është shkrepur në TEG, aty ku “Black Friday” ka bërë që të grumbullohen në pak metra katrorë dhjetra qytetarë.
Shkelje e hapur e Aktit Normativ! Por a do të gjobitet edhe Samir Mane si mijëra qytetarë apo biznese të tjera?…


















































