Lajme nga vendi
Najada Çomo dorezon mandatin e deputetes dhe rikthehet ne spitalin Infektiv
25 Gusht, 2021 | 12:21 pm

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj, për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv.
“Najada Como më kërkoi të tërhiqet nga mandati i deputetes”, tha Rama.
Pjesë nga fjala përmbyllëse e kryeministrit në mandatin e dytë qeverisës:
Duke ju falënderuar, dëshiroj t’iu drejtoj disa fjalë në sytë e opinionit publik. Mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati tejet të vështirë, ku tërmeti e pandemia diktuan një forcë të pashembullt. Ja dolëm me përkushtim, profesionalizëm e durim të madh pjesës më të vështirë të këtyre dy sfidave ekstreme. Ende nuk ka mbaruar pandemia dhe nuk ka përfunduar rindërtimi, por ne kemi marrë një avantazh të kosniderueshëm. Përtej cdo konsiderate, kjo do të jetë një nga gjurmët e pashlyeshme të kësaj qeverie në historinë e këtyre 30 viteve. Garantimi i vaksinave ka bërë që goditja e valës së tretë të jetë e moderuar. Fatkeqësisht kemi ende fatalitete, disa jetë janë në rrezik serioz në Infektiv, por ato janë dhe një mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit. Askush prej atyre që sot marrin frymëmarrje nga respiratorët nuk është i vaksinuar. Ndërkohë që disa të vaksinuar, ndër rreth 80 personat e shtruar në spital, nuk kanë shfaqin shenja të rënda intubimi.
Burimi-ballkanweb



















































