Showbiz
Mihrije Braha tregon një foto që deri tani e kishte mbajtur të fshehtë
11 Shkurt, 2024 | 2:07 pm

Mihrije Braha është një emër mjaft i dashur për publikun dhe jo vetëm. Madje është një nga figurat që pamja e saj nuk njeh moshë.
Së fundmi, Mihrija ka publikuar një foto teksa ka qenë shumë e re në vitin 1985. Ajo është brune dhe me flokët me onde. Duket mjaft bukur e kuptohet qartë që vitet për të nuk kalojnë.
Mihrija duket se këtë foto na i ka mbajtur të fshehtë dhe e ka ndarë me publikun rreth 39 vite më pas.












































