Lajme nga vendi
Mbytet nje emigrant ne Durres, dalin pamjet!
30 Maj, 2021 | 2:23 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se një emigrant është mbytur në det.
Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.
Në foton që sjell gazetarja Haxhiaj në“BalkanWeb”, i riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji. Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.




















































