Lifestyle
Këpucë të reja?Kemi një metodë si t’i zgjeroni mëse janë të ngushta
23 Shtator, 2021 | 12:49 pm
A ju ka ndodhur ndonjëherë t’i blini me plot entuziazëm një palë këpucë, vetëm për të mësuar më vonë se ato janë shumë të ngushta dhe është pothuajse e pamundur të ecni në to?
Mënyra më e mirë për t’i zgjeruar këpucët e ngushta është duke i ngrirë ato.
Fillimisht brenda këpucëve vendosni dy qese të mbyllura me ujë, dhe pastaj këpucët futini në frigorifer derisa qeset me ujë të kenë ngrirë.
Lërini ashtu për një periudhë të shkurtë kohe, pastaj hiqni qeset me akuj. Pas këtij procesi, materiali i këpucëve tuaja duhet të jetë zgjeruar.