Kryefjala Logo

Djaloshi shqiptar nje leter prekese per prinderit: “Jam gay”

8 Prill, 2021 | 11:43 am

Kjo u dedikohet prinderve te mi, te cilet ben te pamunduren per te me rritur e shkolluar. Por tani ka ardhur momenti qe kerkojne nuse nga une.

Por si t’ja u them… une jam L. Dhe qe ne moshen e pubertetit kuptova qe une nuk terhiqesha nga vajzat. Kjo me ndodhi pasi krijova lidhje me nje vajze dhe une kuptova qe me shume me pelqente shoku i saj i ngushte se vet ajo. Keshtu qe i dhash fund.

Luftova shume me veten qe te mos e pranoja dhe doja te njihja vajza, por sa me shume luftoja me shume me terhiqnin djemte.

Prej 3 vitesh jam ne nje lidhje me nje djale, ne shkojme shume mire bashke dhe kemi vendosur te martohemi por s’dija si t’ua them prinderve, prandaj zgjodha te bej kete leter.

Mami dhe babi une e di qe kjo do ju bjer si bombe por nuk mund te fshihem me! Une jam homoseksual dhe jam i lumtur. Ju lutem me pranoni keshtu si jam.

Mami ti shpeshhere ke dyshuar, qe kur une doja fustan si motra apo lyeja thonjte me manikyr, u perpoqe ta shtypje kete brenda meje por nuk ja dole. As ti as un s’ja dolem!
Keshtu qe ka ardhur momenti ta pranoni.

Djali juaj do nje djale, ju kerkoj ndjese por kjo eshte e verteta. Momenti te heq masken e te mos bej sikur jam i rrethuar nga femrat erdhi. Ne fakt jam i rrethuar nga vajza por ato jane vetem mikeshat e mia.
Edhe nje here ma, ba me falni!

Të ngjashme