Lajme
Qytetarët shkodran protestojnë për rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve si dhe rritjen “qesharake” të pensioneve
5 Tetor, 2021 | 2:23 pm
Disa qytetarë shkodranë u grumbulluan për të mbajtur një protestë nëpër qytet si pasojë e paralajmërimeve të rritjes së cmimi të energjisë elektrike dhe ushqimeve. Gjithashtu një pikë e protestës u vendos mbi rritjen e papërfilshme të pensioneve.
Qytetarët kërkuan nga qeveria të ulë cmimin e energjisë për të mos lejuar rritjen në ditët e ardhshme të ushqimeve . Ata bënë thirrje që dhe qytetarë të tjerë ti bashkoheshin protestës.
Protestuesit ishin me flamurin shqiptar dhe pankarta në duar. Protesta zgjati për 30 minuta në sheshin para bashkisë Shkodër. Mes protestuesve ishin të moshuar pensioniste, sindikalistë, studentë, përfaqësues të biznesit të vogël, persona të trajtuar me ndihmë ekonomike, si dhe qytetarë të thjeshtë.