Kryefjala Logo

Ndjekësit i komentojnë për Sali Berishën, Armina Mevlani i kthehet për vjehrrin

15 Shtator, 2021 | 10:34 am

Sali Berisha u përjashtua gjatë javës se kaluar nga Grupu Parlamentar i PD pas një deklarate të liderit të partisë, Lulëzim Basha. Ky akt i ndërmarrë nga Basha në kuadër të shpalljes non-grata nga SHBA të Berishës, ka trazuar “ujrat” në selinë blu.

Djali i ish-kryeministrit Berisha prej vitesh është martuar dhe jeton me modelen Armina Mevlani, e cila jo pak herë është ngacmuar nga ndjekësit ose gazetarë për lidhjen e saj me vjehrrin. Ajo është mjaft aktive në Instagram dhe Tik Tok teksa nuk është kursyer nga ngacmimet edhe për ngjarjen e fundit që ndodhi me Berishën.

Në një koment që Armina i ka bërë Olta Gixharit, një prej komentuesve i ka bërë “reply” duke i thënë “Sa gjynah vjehrri”. Modelja nuk ka qëndruar indiferente por menjëherë ka kthyer koment duke shkruajtur “Mos ia qaj hallin”.

 

Të ngjashme