Politike
Kryefjala. com zbulon personin qe mbrëmë shtrëngonte pas vetes në disko Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi (Video + Foto)
2 vite më parë


Pas zbulimit të eventit që shkaktoi mungesën e Ministrit të Mbrojtes në Parlament gjatë mbrëmjes së djeshme, detaje të reja vijnë mbi prezencën e Niko Peleshit në ambientet e brendshme të stadiumit “Air Albania” ku dukej që po mbahej një event festiv.
Ministri Peleshi është parë të jetë i shoqëruar me një grup, ku bënin pjesë femra dhe meshkuj. Megjithatë ai është shfaqur i veçuar teksa pothuajse gjatë gjithë kohës qëndronte në telefon.
Mes muzikës dhe ambientit festiv, njeriu i vetëm që iu afrua Peleshit dhe e mbante pranë vetes me duar në qafë, ishte një mik i tij që fliste me këmbngulje për të tërhequr vëmendjen e Ministrit të Mbrojtjes, Kryefjala.com zbulon në foto pamjen e personit.