Kryefjala Logo

Inceneratori i Elbasanit, zbardhet skema vjedhjes së parave e provuar me dokumente!

11 Mars, 2021 | 3:05 pm

LSI denoncoi disa ditë më parë aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ligji u shkel dhe u dhunua në funksion të kësaj grabitjeje të madhe, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës rrëmbeu të gjitha kompetencat e tij dhe të të gjitha institucioneve, të Këshillit Bashkiak, Qarkut e të gjitha të tjerat, duke vënë në mënyrë të paligjshme firmën në këtë aferë, duke i detyruar njëkohësisht qytetarët e Tiranës që të paguajnë edhe për plehra, që nuk i prodhojnë.

E njëjta histori si me Rrugën e Kombit ku paguajnë edhe makina që nuk kalojnë. Një qeveri, e cila edhe ministrat e saj e kundërshtojnë për shkak të efekteve financiare, megjithatë ajo ecën përpara se afera nuk pret dhe ku çdo efekt tjetër financiar nuk merret parasysh, ndonëse dhjetëra milionë euro iu ngarkuan buxhetit të shtetit, e ku katër bashki të tjera të Qarkut të Tiranës as nuk u begenisën fare, por vetëm një firmë të paligjshme të Erion Veliajt bënë që afera të ecte përpara.

Kjo çështje është në SPAK. Mijëra faqe janë një denoncim dokumentar i palëvizshëm, presim që SPAK të lëvizë të zgjohet, pasi ne bëmë të pamundurën që t’ia lehtësonin punën atij sa më parë.

Petrit Vasili:

Vijmë sot në vijim për të denoncuar skandalin e madh financiar në një tjetër rreth ku është shtrirë afera e inceneratorëve, në rrethin e Elbasanit dhe do ta kuptojmë më mirë duke e parë dhe duke e ndjekur se si praktikisht paratë e shqiptarëve grabiten në mënyrë shumë të qartë, ditën për diell. Kjo vjedhje është e provuar me dokumente, të cilat flasin vetë, ndërkohë që ilustrohet me gjithë pamjet që kemi këtu dhe në qoftë se do ta shikoni me vëmendje gjatë gjithë skemës, del shumë e qartë disa momente kyçe: Së pari, që ka vjedhje, evazion, korrupsion dhe përfituesit financiarë të kësaj afere korruptive janë të qartë, pasi janë vetë qeveritarët. Është një skemë e mirë strukturuar, e ndërtuar me vetëm një qëllim: grabitjen e parave të shqiptarëve.

Por ndërkohë ne po ecim që ju të njiheni me faktet dhe të kuptoni më së miri që askusht nuk është ndalur vetëm e vetëm për ti grabitur këto para. Dhe pyetja e parë është që: Nga erdhën paratë? Sigurisht që kanë qenë dy ministri që kanë financuar, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjisë, të cilët kanë dhënë jo pak, por 25 milion euro. Pra, 25 milion euro janë në dispozicion të kësaj afere të jashtëzakonshme.

Po të shikoni janë dy pronarë, për të kuptuar se sa e trashë është vjedhja. Stela Gugalli është pronarja fiktive te ‘Albtech Energy’, e cila në 2014-n bëhet pronare, por ama deri në 2015-n vazhdon të paguhet si ekonomiste pranë kompanisë së Klodian Zotos. Pra, kuptohet fare qartë që e ashtuquajtura pronare ishte një ekonomiste tek firma. Pra, është shumë e qartë dhe e trashë mënyra se si ndërtohet e gjithë skema.

Ne do të ndjekim rrugën e këtij financimi që ju shikoni të ‘Albtech Energy’, e cila ka përfituar 13 milion e 621 mijë e 941 euro. Le të ndjekim këtë rrugë dhe ju do ta keni shumë të lehtë dhe shumë të qartë se si u grabitën paratë. Dhe po ta shikoni keni 2 milion euro naftë dhe blerje të tjera pa fund të tjera dhe po të keni vënë re pak më përpara, paguhen për konsulenca juridike, para të cilat i përfitojnë të njëjtët pronarë, të cilët hapin edhe firmë konsulence dhe marrin prapë para nga paratë e inceneratorëve. Pra, e bëjnë në mënyrë fiktive dhe po atje fusin duart. Bëjnë konsulenca të mëdha juridike dhe marrin dhjetëra mijëra euro. Pra, paguajnë vetveten, gjoja se po bëjnë konsulencë. Kanë vjedhur pa u trembur se kanë menduar që faktet nuk do të zbulohen asnjëherë dhe këto nuk do të dënohen asnjëherë.

Sikurse e shikoni, është interesante, ja ku i keni me radhë. Paguhen media. 250 mijë euro media, se çfarë do të reklamojë ajo, ndërkohë që janë mbeturina, të cilat do të shkojnë në incenerator dhe do të digjen.

Nuk diskutohen pastaj udhëtime dhjetëra e mijëra euro jashtë shtetit, ndërkohë që të tjerat janë këtu në Shqipëri, por rëndësi ka që të rrëmbejnë me të gjitha llojet e formave kudo që të ketë qoftë edhe një lek të vetëm, gjithçka të rrëmbehet deri tek leku i fundit. Dhe siç i shikoni këto janë fare të qarta.

Në atë kohë ngaqë puna ishte aq intensive, kishte 12 punëtorë dhe duhet të kishte mbaruar gjithçka. Ndërkohë që punimet duhet të kishin mbaruar, punëtorët shumëfishohen në vitet në vijim, që vijnë deri në vitin 2020, sepse këtu vijmë duke ecur më tutje e duke parë përfituesit sic janë radhazi. Të tërë kanë marrë para. Janë shumë me mijëra euro.

Tani do të kemi një moment shumë të rëndësishëm. Paratë janë marrë për shërbime, janë marrë për të djegur mbeturinat, pra për inceneratorin. Por çfarë ndodh? Rrogat e miratuara në studimin e fizibilitetit, pra atë studim që ka paraqitur vetë kompania, se qeveria nuk e ka vrarë mendjen që të bënte një studim që të kujdesej mirë për çdo lek që do jepej, dhe e ka miratuar sikurse e ka kërkuar kompania. Këto kanë thënë që do paguhen për paga 784 mijë euro. Bukur deri këtu, por ç’ ka ndodhur realisht? Realisht ka paguar 1 milion e 431 mijë euro. 80 për qind rriten të punësuarit në mënyrë fiktive dhe grabiten këto para, sepse vetë kompania ka thënë vetë: Mua kaq më duhen, 780 mijë. Pastaj i kanë thënë: Vidh, nuk ka problem, ne lekët do ti ndajmë bashkë! Dhe kështu ka shkuar shifra në 1 milion e 431 mijë e 488 euro. Pra, 80 për qind rritje e punësimit. Pra, duke gënjyer edhe në deklarim.

Megjithatë vijojmë të ecim përpara. Këto janë dokumentet që provojnë që rritja është 82 për qind. Ja ku i shikoni, sipas dokumenteve të Sigurimeve Shoqërore. Pra, të provuara dhe asgjë s’ka ndodhur, i kanë marrë ditën për diell paratë. Nuk i kanë marrë vetëm kuptohet, i kanë ndarë me njëri – tjetrin. Vazhdojmë më tek me të paguarit, ku vetëm administratorja e kompanisë merr para dhe është nga më të paguarat.

Ecim më tej dhe vijmë tani tek kompania. Do të shikoni që këto janë jo pak por tetë kompani. Janë të gjitha, i përkasin tarafit të familjar ministrit Lefter Koka. Bëhet fjalë për një shumë prej 3.340.700 euro.

Do të shikojmë se kur janë hapur, si janë hapur. Ja ku e keni njërën prej tyre. Ka marrë plot 860 mijë euro, që i çon dhe transferon në funksion të plotë të ministrit dhe familjarëve të tij. Pronari është Arbër Driza, siç e shikoni. E pezulluar, ka vetëm 4 persona fiktivisht të paguar, që janë të punësuar për të. Mik me djalin e ministrit. Gjithë vlerën e marrë nga kjo kompani është shkarkuar në kompaninë e ministrit të vendosur në emër të vëllait të tij dhe kjo e provuar me dokumente. Edhe shqiptari më i fundit e kupton, që kompaninë e hapin miqtë e tarafit të vet dhe e transferon të vëllai. E keni me dokumente se si janë regjistruar dhe janë transferuar, njëra pas tjetrës. Dokumentet flasin më së miri.

Ecim me kompaninë tjetër. Sërish AlbTekEnergy, kalon 456 mijë euro, direkt tek kompania. Ja shikoni. Pronari i së cilës është Driza. Të gjithë janë miq dhe taraf i lidhur në një vend. Më tutje kompania ka shitur një tjetër personazh, që është bërë dhe publik. Pra janë kudo lëvizjet brenda të njëjtit taraf që me shumë kujdes është përpjekur që çdo lek të shkojë të burimi i duhur. Të gjitha janë me dokumente. Ja dokumenti i shitjes tek Agim Seferi etj.

Eci më tutje. Një tjetër është Belar Inert. Paratë këtu tërhiqen kesh. Ja ku i keni personazhet. Ardian Bello. Prap është ministrit. Komentet e mia janë të tepërta. Po ti shikoni, janë fatura të padeklaruar me qëllim përfitim të vlerës së plotë. Pra, grabit çdo gjë. Është djali i ministrit. Flasin qartë, nuk kemi asnjë kompani të rastësishme.

Ecim më tutje. Këto janë të gjitha dokumentet e librit të blerjes Albtekenergy. Kompania bën sikur i ka blerë, ata bëjnë sikur i kanë shitur. Pra operacion fiktiv mjaft i qartë.

Ja ku i keni 425 mijë euro i një firme tjetër. Kompania përkatëse, të gjitha janë hapur në vitin 2016, në një ditë, muaj, në një noter, me një bilanc. Kjo kompani është kompani fantazëm, nuk ka deklaruar asnjë faturë tvsh, as libër blerje-shitje. Ka lëshuar vetëm 3 fatura fiktive në emër të Albtek, që është kompania që bën incerimin, Stela Gugalli. Në total janë 456 mijë euro. Evazion i pastër fiskal dhe krim ekonomik me vlera të mëdha. Nëse do të ketë SPAK që funksionon nuk duhet të presin 25 prillin, por më shpejtë.

Këtu sërish janë 425 mijë euro të tjera të gjendura në një bankë të nivelit të dytë. Po ta shikoni Regan Merdani, kushërinj të ministrit sërish. Jemi në të njëjtin vend, nuk dalim nga tarafi. Firma një ditë, rrinë 1-2 muaj, sapo mbarojnë faturimet dhe ikin më tutje.

Kemi firmën tjetër. 330 mijë euro edhe këto të tërhequra kesh nga banka të nivelit të dytë. Janë me status të pezulluar, kanë bërë atë që kanë bërë dhe nuk ekzistojnë më. Saktësisht firma fantazma. Edhe kjo kompani ka punë si gjithë të tjerat, evazion, mashtrim, krim ekonomik me vlera të mëdha.

Ecim në një firmë tjetër, e 7 në radhë. Janë 8 kompani njëra pas tjetrës. 280 mijë euro. Ja ku e keni, pronari sërish është pjesë e të njëjtit rreth familjar, të të njëjtat lidhje të drejtpërdrejta me ministrin edhe ky e hapur dhe pezulluar. Ja ku e keni së bashku me të birin e ministrit.

Gjurmët nuk humbasin, sepse ne gjurmët i kemi këtu me letra. Tani nuk janë më pronë e jona, por e ju të gjithëve në këtë mes. E me një kompani të fundit. 102 mijë euro të gjitha këto të tërhequra nga bankat e nivelit të 2. Shkëlqim Shtylla, është pronar edhe ky i pezulluar. Të gjitha të pezulluara. Këto hapen dhe mbyllen. Dikush do pyeste pse nuk vazhduan? Kompania ka zhvilluar veprimtarinë e saj me vetëm 1 punëtor të regjistruar. Ka faturuar një herë të vetme, atë që do të rrëmbenin këta. Është faturë fiktive. Nuk është deklaruar fare, duke përfituar të gjithë vlerën e plotë. Është kaq e lehtë sa s’ka. Pra një faturë, ka marrë ato lekë dhe është mbyllur.

Pra vetëm 5 muaj ka jetuar kjo kompani ka lëshuar një faturë ka marrë ato lekët dhe është mbyllur. Hap sot mbyll nesër dhe paratë e shqiptarëve të gjithë nëpër xhepa. S’besoj se mund të ketë ndokënd nga ata që na ndjek qytetarë gazetarë e të tjera që nuk i kupton sesa në mënyrë të trashë është ndërtuar kjo skemë por më idenë që kemi shtetin në dorë, kemi drejtësinë në dorë, nuk na prek njëri nuk na ndëshkon njeri. Ko është fare e qartë. Të gjitha po të shikoni kompanitë, kanë lidhej familjare. Kanë adresë biznesi të njëjtë, pra të gjitha funksionojnë në një vend. Janë të gjitha në të njëjtën zyrë noteriale i kanë bërë. Kanë të njëjtën bilanc dhe kanë qartësisht elementet dhe indiciet shumë të qarta për të vazhduar një hetim akoma më të thelluar te SPAK për vjedhje korrupsion, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Megjithatë vazhdojmë ende sepse skema sigurisht duhet të plotësohet me të gjitha komponentët e saj. Me përfitimin rrëmbimin e firmave fiktive siç e shikoni që indin e vdesin shumë shpejt sa mbarojnë atë pisllëkun. Këto janë të tëra ekstraktet e regjistrit. Janë në të njëjtin vend, adresë, ndërtesë dhe më diferencë të njëjtë nga njëra tjetra. Janë të tëra. Kanë të njëjtën pasqyrë financuara. E njëjta vulë, firmë, dorë, nuk e kanë vrarë mendjen fare. Po të shikoni ka kalime të paligjshme, fatura fiktive, bilance të padeklaruara, taksa të papaguara. Të gjitha këto veprime mos të harrojmë janë kryer nën hundën e Drejtorisë së Tatimeve dhe institucioneve të tjera shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë një aferë e cila bulurinte sheshin me 8 firma me një fiktivitet të padëgjuar, me mosdeklarime të të gjitha formave dhe mosveprime që në mënyrë indirekte e kanë favorizuar dhe e kanë bërë autostradë me 10 korsi grabitje shtetërore që të ecte përpara.

Ndërkohë që nuk harrojmë që shpeshherë atij biznesit më të vogël që ka hallin më të madh të tij ti rrëmbejnë dhe lekun e fundit, ti vënë dhe gjobën e fundit, ta plaçkitin dhe ta bëjnë që të mbyllet. Po ndërkohë këta të tjerët nuk i prek njeri. Një vepër që dënohet 5 deri në 10 vjet kjo. Se ky është favorizim i hapur i vjedhjes se për këtë i paguajnë shqiptarët, të kontrollojnë të mos lejojnë këto hajdutëria dhe që në momentin e parë ta kapnin këta, këta janë rojtarët e lekëve të shqiptarëve, kurse këta janë bashke hajdutë me këta për të vjedhur paratë e shqiptarëve. Megjithatë tani do të kemi këtu kompani të përdorura nga Albtek Energjy për evazion fiskal, përvetësim të paligjshme të TVSH, për një vlerë 1 995 842 euro. Fare e qartë skema e konsoliduar sepse do rrëmbehej dhe TVHS përveç sesa do rrëmbeheshin dhe gjithë këto të tjerat që bëheshin pa deklarim fare. Janë dhe ca para të tjera. Po ti shikoni këta me radhë po të shikojini ekstraktet e tyre dhe si funksionojnë janë kompani që nuk kanë fare punëtorë, s’kanë as objekt të punës së tyre, nuk kanë lidhje hiç me këtë çështje madje ka dhe personazhe që në denoncime të mëtejshme do të dalin sërish.

Ja ku i keni 9 kompani që janë marrë vetëm me këtë punë keni të gjithë shumat përkatëse një darkë për hajdutëri pas tjetrës që ilustrojnë se ç ‘rol, ka pasur gjithsecili për të mbyllur operacionin financiar. Tani ca kanë në dorë këto kompani që kanë bërë shkarkimin e TVSH. Kanë të punësuar fiktiv, që nuk ekzistojnë hiç vetëm për të bërë sikur. Nuk kanë as logjistikë as infrastrukturë. Nuk kanë asnjë mjet që ti shërbejë e të jetë në funksion të incenerimit, të djegies së mbeturinave. Pra në vende të veglave kanë një tavolinë dhe mjaftueshëm për të vjedhur paratë. Dhe e treta janë pa licencë për aktivitetin. Pra nuk mund ta kryejnë fare ligjërisht një aktivitet të tillë.

Me një analizë shumë të përmbledhur me të gjitha shkeljet se si ka vepruar ky grup:

  • Fshehja e të ardhurave, e provuar qartësisht;
  • Mos pagimi i taksave dhe tatimeve, e provuar gjerësisht. Janë të gjitha vepra që dënohen me burg;
  • Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore, pra mos veprim, që dënohet 5 deri në 10 vjet burgim. Pese aktive e skemës.
  • Shpërdorim detyre, për të gjithë funksionarët;
  • Përfitim i paligjshëm i interesave. E provuar në të gjithë operacionin, nga fillimi deri në fund;
  • Korrupsion pasiv i funksionarëve shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë që shkojnë nga 4 deri në 12 vjet burgim, pasi i vetmi funksion që kishte shteti, ishte ai i kontrollit të një koncesioni, të një afere të tillë.

Besoj që është shumë e qartë edhe për hetuesin më të ri, më të pa eksperiencë në SPAK për të hetuar afera të tilla. Shqiptarët e dinë shumë mirë, kur dëgjojnë rilindjen kur flet për SPAK-un, se kush duhet të jenë ata që duhet të përgjigjen para SPAK-ut, para vandakut të letrave, vandakut të qindra milionëve, ndërkohë që 400 mijë shqiptarë ikin nga Shqipëria, ata vjedhin 400 milion euro. Mijëra të rinj ikin nga Shqipëria dhe këto rrëmbejnë paratë. I patë kompanitë se çfarë ishin dhe një mal me tarafe të ndërtuara për të rrëmbyer paratë.

Afera është shumë e qartë. Do të vazhdojmë sërish ta depozitojmë në SPAK këtë gjë. Presim që SPAK të shkundet, sepse i kemi bërë të pamundurën ti lehtësojmë dhe punën. Po, ka punë akoma SPAK-u, sepse po të gërmojë akoma dhe më thellë, sigurisht ka instrumente për të gjetur akoma dhe më shumë gjëra dhe unë besoj, edhe shumë më të mëdha se sa kaq.

Por i mjaftojnë këto atij dhe shqiptarëve për të kuptuar batërdinë dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë kur del dhe ulërin një hajdut si Edi Rama dhe i ka pjesë të dashura të listave të tij, pjesë të pandarë të listave të tij. Nuk shkëputet dot, se kanë vjedhur bashkë e duhet të mbrojnë njëri – tjetrin. Por përpara gjithë shqiptarëve që shikojnë se si është vjedhur në mënyrë të pamëshirshme, është e qartë që nuk kanë shpëtim.

Ndaj 25 prilli është për ti kthyer shqiptarëve tërë këto qindra milion euro të vjedhura, të vjedhura pacipësisht, të duartrokitura, nga një kryeministër që vetëm frymëzon, mbështet, jep oksigjen vjedhjes dhe nuk e lufton atë, një grabitje shtetërore. Të tilla grabitje janë grabitje që vetëm një grup mafioz qeveritar mund të guxojë ti bëjë.

Megjithatë e kemi fuqinë tonë më 25 prill. Sigurisht që do ti godasim pa mëshirë këta hajdutë, që na kanë futur duart në xhepa. Që ndërkohë që këta vjedhin miliona, vdesin njerëz nga pandemia. Nuk ka para për pandeminë, nuk ka rimbursim për pandeminë. Nuk ka mundësi që njerëzit të shpëtojnë jetën e tyre. Asnjë nga këto nuk ka mundësi që të jetë. E megjithatë çfarë ndodh? Për këta nuk ka, për hajdutët ka!

Kështu që 25 prilli është dita e një shpagimi të madh, vendosja e një drejtësie të jashtëzakonshme në vend dhe përmbysja ka të bëjë pikërisht me këtë: Ti përmbysim kusarët, tu tregojmë vendin, ti themi SPAK-ut vepro dhe njëkohësisht ti hapim një perspektivë që paratë e shqiptarëve të administrohen nga duart e njerëzve seriozë, që u dhemb për lekun e tyre dhe që nuk e grabisin dhe e shpërdorojnë si ky maskarallëk që sapo patë.

Të ngjashme