Kryefjala Logo

Zbulohet vrasesi me pagese 24 vjeçar, i Padrinos te droges tek Piramida

13 Mars, 2021 | 10:24 pm

Ernejt Shyti, 24 vjeç, është autori i dyshuar i vrasjes së Behar Sofisë, i cili u arrestua dje në Malin e Zi. Mësohet se i riu është paguar për të kryer këtë krim nga persona të tjerë.

Burimet bëjnë me dije se bashkë me 24 vjeçarin janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë të tij. Dy prej tyre janë nga Fushë-Kruja dhe kanë kontaktuar Ernejt Shytin dhe i kanë dhënë detajet për vrasjen, ndërsa i treti e ka ndihmuar duke vëzhguar lëvizjet e Behar Sofisë.

I njohur me nofkën “Padrino i drogës”, biznesmeni 66 vjeçar u vra 20 ditë më parë sapo doli nga shtëpia e  tij, pranë Piramidës së Tiranës.

Tre bashkëpunëtorët e Shytit janë arrestuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, menjëherë pas identifikimit dhe dëshmisë së autorit, i cili pas vrasjes ishte larguar drejt Malit të Zi. Ernejt Shyti ka pranuar se është ai vrasësi i Behar Sofisë dhe ka pohuar para hetuesve në Tiranë se është paguar për të kryer krimin.

Identifikimi i tij është bërë pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë të cilat kanë zbuluar të gjithë itenerarin e tij, para dhe pas vrasjes. Policia është në kërkim të porositësit të vrasjes, i cili ka paguar Ernejt Shytin.

24 vjeçari ka rrëfyer para grupit të hetimit se ishte kontaktuar nga dy të rinj nga Fushë-Kruja për ekzekutimin e Behar Sofisë, ndërsa një person tjetër e kishte ndihmuar atë të mbante në mbikqyrje viktimën. Por Shyti nuk ka treguar emrin e porositësit, i cili po ashtu dyshohet se është nga zona e Fushë-Krujës.

E8C4E582 3C53 487C A6A8 5A095586B747

Newsbomb

Të ngjashme