Lajme nga vendi
Zbulohen dokumentat: Erion Veliaj ndan me “ujqërit” e tij milionat e tenderave.
6 Maj, 2022 | 6:13 pm
Skandalet e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, i cili u zgjodh në zgjedhjet e fundit nga partia e tij dhe jo nga qytetarët nuk kanë fund.
Pasi hodhi firmën në aferën abuzive të incerenatorëve dhe momentalisht duhej të ishte nën hetim nga SPAK pasi janë të dokumetuara me fakte, Veliajt jo vetëm që nuk i ka hyrë “gjemb në këmbë”, por vazhdon të abuzojë me tendera fiktiv në emër të bashkisë së Tiranës.
Ajo që duhet të ndalemi dhe që është një problem serioz janë tenderat fiktiv që Veliaj jep për miqtë e tij dhe ofertat janë thuajse 100% me fondin limit, pra ofertusit e kanë marrë më parë dakordësinë që ata do të jenë fituesit dhe përfitojnë sa më shumë të munden nga këto tendera.
Bashkia e Tiranës është institucioni me ankesat më të mëdha në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe thuajse të gjitha tenderat janë me flamur të kuq tek “Open Data”.
BASHKIA TIRANË AGJENCIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT ka hapur tender për “Blerje mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik” ku fitues është shpallur kompania Nelsa me nipt J71601012S.
Në këtë tender nuk është publikuar fondi limit teksa vetëm është njoftuar fituesi që ka ofruar 18 333 950 lekë, ndërsa në këtë tender ka marrë pjesë edhe kompania “ARGENT DACI” që nuk ka bërë asnjë ofertë, pra është një tender fiktiv.