Lajme nga vendi
Zbardhen detaje te reja per vrasjen e policit nga djali i tij: E qelloi teksa luante bilardo
20 Dhjetor, 2020 | 3:52 pm
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një efektiv i FNSH-së mbeti i vrarë, pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e kopshtit zoologjik.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezat raporton se punonjësi i policisë, 39 vjeçari me inicialet R.Bicerri, ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij. Bezat raporton se ka qenë vetëm një e shtënë.
Fill pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Edhe punonjës të prokurorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, që të birit i kanë ofruar dhe psikolog, për shkak të traumës që ka pësuar.