Kryefjala Logo

Vritet shqiptari ne sy te gruas ne Spanje, ja arsyeja

20 Dhjetor, 2020 | 2:39 pm

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë 2 ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Brandon Bregun. Mësohet se 42-vjeçari ishte nga Lushnja. Ky lajm është konfirmuar dhe nga Policia shqiptare.

lg.php.gif

Krimi ndodhi në një restorant në qytetin turistik Alfaz del Pi të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar. Siç raportuan dhe mediat spanjolle, një person i armatosur dhe i mbuluar me kapuç “mësyu” në ambientet e restorantit të quajtur “The Orange Tree”, dhe qëlloi ndaj shqiptarit në sy të bashkëshortes së tij.

Autori qëlloi disa herë me armë zjarri në drejtim të 42-vjeçarit dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ka dyshime se ngjarja të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

ballkanweb

lg.php.gif

lg.php.gif

Të ngjashme